Shërbimet Tona

Eksploro të gjitha shërbimet mjekësore të Ansi Lab me teknologji moderne dhe staf të kualifikuar profesionistë.

Kardiologji
8 shërbime

Kardiologji

Diagnostikim dhe trajtim i sëmundjeve të zemrës dhe sistemit kardiovaskular me teknologji të avancuar.

Shërbimi kardiologjisë në Ansi Lab ofron të gjitha testet diagnostike instrumentale jo-invazive të nevojshme për një vlerësim të saktë kardiologjik dhe terapi adekuate për pacientët që vuajnë nga patologji kardiake te ndryshme, (HTA, IKK, Aritmi, etj.).

Shërbimet që ofrojmë:

Konsultë Kardiologu
Elektrokardiograma (EKG) tregon ritmin, frekuencen dhe artefakte te ndryshme kardiake
Echo kardiake; echo cardio-color doppler për të vlerësuar dhomat dhe funksionin kardiak, sistemet e valvulave dhe çdo ndryshim të muskujve të zemrës
Echo karotide
Prova ushtrimore (Stres test) në ergometrin e ciklit
Holter ritmi kardiak (monitorim ritmit 24 ose 48-orësh)
Rezervo në WhatsApp
Dermatologji
6 shërbime

Dermatologji

Diagnostikim dhe trajtim i sëmundjeve të lëkurës dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Shërbimi dermatologjisë në Ansi Lab ofron diagnostikim dhe trajtim të plotë të sëmundjeve të lëkurës, duke përfshirë testim alergjik, diagnostikim të lezioneve, terapira moderne si PDT, dhe trajtime estetike profesionale.

Shërbimet që ofrojmë:

Patch test (test për alergjitë)
Diagnostikim i lezioneve të pigmentuara (moletë, nevusë)
Diagnostikim i lezioneve jo të pigmentuara (kancerozet, bazalinomat, karcinomat spino-celulare, keratozet seboreike)
Trajtime akne
Shërbime estetike (botoks, acid ialuronik, filler)
Egzaminim laboratorik për sëmundjet seksualisht të transmetueshme
Rezervo në WhatsApp
Hematologjia
4 shërbime

Hematologjia

Diagnostikim dhe trajtim i sëmundjeve të gjakut dhe organeve hematopoietike.

Shërbimi i hematologjisë në Ansi Lab ofron diagnostikim dhe terapi në sëmundjeve që ndikojnë në përbërjen e gjakut dhe organet që e prodhojnë atë.

Shërbimet që ofrojmë:

Konsultë me mjekun hematolog
Diagnostikimin, ndjekje dhe monitorimi i terapisë
Testet skrining për çrregullime të koagulimit apo defekte gjenetike që lidhen me faktorët e koagulimit (MTHFR, Faktori II, Faktori V Leiden)
Egzaminime laboratorike të detajuara: studimi i imunofenotipit të limfociteve, trombociteve, nyjet limfatike, etj.
Rezervo në WhatsApp
Endokrinologjia
7 shërbime

Endokrinologjia

Diagnostikim dhe trajtim i çrregullimeve hormonale dhe sëmundjeve endokrine.

Shërbimi i Endokrinologjisë specializohet në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të gjendrave endokrine, duke përfshirë diabetin, sëmundjet e tiroides, osteoporozën dhe çrregullimet hormonale.

Shërbimet që ofrojmë:

Analiza hormonale të plota
Ekografi e tiroides
Teste për diabetin tip 1 dhe 2
Konsultime endokrinologjike
Monitorim hormonal
Vlerësim metabolik
Rezervo në WhatsApp
Gjinekologji
5 shërbime

Gjinekologji

Kujdes gjinekologjik dhe obstetrik komprehensiv për shëndetin e gruas në të gjitha fazat e jetës.

Shërbimet i Gjinekologjise dhe Obstetrikes në Ansi Lab u ofrohet grave të çdo moshe, mbështetur në të dhëna klinike, procese fiziologjike dhe patologjike.

Shërbimet që ofrojmë:

Konsultë Gjinekologjike
Vizitë Gjinekologjike
Echo Gjinekologjike; Obsetrikale; Morfologjike; 3D; 4D
Egzaminime laboratorike
Pap test, HPV test, kolposkopi, tampon vaginal dhe uretral, histeroskopi diagnostike, ekografi obstetriko-vaginale etj.
Rezervo në WhatsApp
Otolaringologjia
8 shërbime

Otolaringologjia

Diagnostikim dhe trajtim i sëmundjeve të veshit, hundës dhe fytit.

Shërbimi i Otolaringologjisë (ENT) merret me trajtimin e sëmundjeve të veshit, hundës, fytit dhe strukturave të tjera të lidhura me kokën dhe qafën.

Shërbimet që ofrojmë:

Konsultë ORL
Ekzaminimi audioametrik
Impedanca (me / pa audio)
Larja e veshëve
Timpanografi
Ekzaminimi otofunksional (otovestibular)
Rezervo në WhatsApp
Imazheri
9 shërbime

Imazheri

Diagnostikim me imazhe të avancuara dhe radiologji dixhitale për rezultate të sakta.

Ansi Lab ofron një sërë shërbimesh ekografike të nivelit të lartë, të realizuara nga profesionistë të kualifikuar dhe me pajisje të teknologjisë së fundit.

Shërbimet që ofrojmë:

Ekografia Abdominale
Ekografia Kardiake dhe e Karotideve
Ekografia Gjinekologjike
Ekografia e Gjirit
Ekografia e Indeve të Buta
Ekografia e Tiroides
Rezervo në WhatsApp
Nefrologji
4 shërbime

Nefrologji

Diagnostikim dhe trajtim i sëmundjeve të veshkave dhe sistemit urinar.

Shërbimi i nefrologjisë që ofrohet pranë Ansi Lab përqendrohet në diagnostikimin, trajtimin dhe menaxhimin e sëmundjeve të veshkave dhe sistemit urinar. Ky shërbim është shumë i rëndësishëm për pacientët që kanë sëmundje kronike të veshkave, si dhe për ata që përballen me komplikime të tjera si hipertensioni dhe diabeti, të cilat mund të ndikojnë në shëndetin e veshkave.

Shërbimet që ofrojmë:

Konsulta nefrologjike
Testet laboratorike për funksionin renal
Diagnostikimi i sëmundjeve renale
Ekografia renale
Rezervo në WhatsApp
Pneumologji
6 shërbime

Pneumologji

Diagnostikim dhe trajtim i sëmundjeve të sistemit respirator dhe mushkërive me teknologji moderne.

Shërbimi i Pneumologjisë në Ansi Lab ofron diagnostikim dhe trajtim të plotë të sëmundjeve respiratore, duke përfshirë astmën, COPD, infeksionet pulmonare dhe sëmundje të tjera të mushkërive, me pajisje diagnostike të avancuara.

Shërbimet që ofrojmë:

Konsultë Pneumologu
Spirometri (test i funksionit respirator)
Pulsossimetri
Test alergjik respirator
Radiografi torakale
Egzaminime laboratorike (gazometri arteriale)
Rezervo në WhatsApp
Mjekësia e Punës
6 shërbime

Mjekësia e Punës

Kontrolle mjekësore periodike dhe vlerësime shëndetësore për punonjësit sipas standardeve të sigurisë në punë.

Shërbimi i Mjekësisë së Punës në Ansi Lab ofron kontrolle mjekësore të detyrueshme dhe vlerësime shëndetësore për punonjësit, duke garantuar përputhshmëri me normat e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës, me raporte të detajuara dhe kartela shëndetësore.

Shërbimet që ofrojmë:

Kontrolli mjekësor bazë (vizita fillestare)
Kontrolli mjekësor periodik (vlerësim vjetor)
Raporti i kontrollit shëndetësor në punë
Kartela e shëndetit
Vlerësim i aftësisë për punë specifike
Egzaminime laboratorike për punë (analiza të gjakut, urinës)
Rezervo në WhatsApp
Infermieri
7 shërbime

Infermieri

Kujdes profesional infermieror me staf të kualifikuar për terapi, medikime dhe trajtim të plagëve në ambient të sigurt.

Shërbimi Infermieror në Ansi Lab ofron një gamë të gjerë kujdesi profesional me infermierë të trajnuar, duke përfshirë terapi intramuskulare dhe intravenoze, oksigjenoterapi, trajtim plagësh, dhe procedura të tjera infermierore me standarde të larta sigurie dhe higjiene.

Shërbimet që ofrojmë:

Injeksione
Terapi Intramuskulare
Terapi Intravenoze (serum)
Oksigjenoterapi
Heqje penjesh
Vendosje dhe heqje katatereve urinare
Rezervo në WhatsApp

Gati për të Filluar?

Rezervoni takimin tuaj sot dhe merrni kujdesin mjekësor që meritoni.

E Hënë - E Shtunë: 07:00 - 21:00 | E Diel: 08:00 - 10:00, 17:00 - 19:00

Shërbimet - Ansi Lab | Laboratori Mjekësor në Durrës | Ansi Lab: Laborator Analizash Mjekësore Durrës